Ergys Meta

Biografia
I lindur në Shkodër më 1985 5 korrik. Që në moshën e hershme, ai kishte një ndikim nga babai i tij për filmat Spaghetti Western dhe Spaghetti Noir. Dy regjisorët e tij të preferuar të fëmijërisë ishin Sergio Leone dhe Fernando di Leo. Ndikimi i madh i literaturës që ai mori nga autorët e tij të preferuar si: Georges Simenon, Mikey Spillane, Jim Thomson, Dashiell Hammett, Raymond Chandler, prej nga evoluan vizionin e tij për zhanrin e filmit të errët. Një qasje më e thellë filozofike me anti-heroin e mori nga Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” dhe “Krim dhe ndëshkimi”.
Gjatë viteve të adoleshencës, pasionet e tij u zgjeruan edhe në muzikë. Në moshën 15 vjeçare mori mësimet e para të pianos. Në periudhën kur jetonte në qytetin e tij të lindjes, Ergys filloi të kompozonte për artistët lokalë. Në moshën 18 vjeç ai ndërton kitarën e tij të parë për dorën e majtë dhe më pas shkoi në Itali. Në Bolonjë vazhdoi studimet për Kritikën Kinematografike në Universitetin e Bolonjës, Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, në DAMS cinema mediologico, në të njëjtën kohë vazhdoi pasionin e tij për kitarë si autodidakt.
Gjatë viteve të Universitetit ai u njoh me të gjithë historinë e kinemasë botërore, atje ai vendosi të zhvillojë stilin e tij si regjisor.
Në vitin 2004 së bashku me vëllain e tij më të madh dhe mikun e tij, ata u angazhuan për të krijuar grupin e tyre, ku Ergys luante si kitaristit, dhe ishte kompozitor i këngëve kryesore në repertorin e tyre. Banda “Leja e Qëndrimit” pati një ndikim si në Italinë ashtu edhe në jetën Rock të Tiranës.
Më 2007 më në fund u kthye në Tiranë, ku përveç angazhimeve për muzikë filloi Universitetin e Arteve, si shansi i vetëm për t’u bërë regjisor filmi.
Filmat e hershëm
Në vitin 2003 në Bolonjë u përpoq të realizonte filmin e tij të parë të shkurtër (Ciak Movie) ku ai do të prezantojë të gjitha ndikimet e tij kinematike. Ky ishte eksperimenti i tij i parë i noirit.
Në të njëjtin vit, ai u kthye në qytetin e tij të lindjes për të realizuar në fshatra dokumentarin lidhur me kanabisin e veriut të Shqipërisë (Green Traffic).
Ergys gjatë viteve të Akademisë pati një njohje dhe vlerësim nga komuniteti kinematografik në Tiranë, ku menjëherë pas përfundimit të akademisë fitoi tri projekte në Qendrën Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë. Vrasësit e qenve, Me duar në xhepa dhe Një prej nesh, që është filmi i tij i parë me metrazh të gjatë. Gjatë krijimtarisë së tij ai ka fituar tre çmime kinematografike.

PRODHIMET






Recent Films