Natë kadri

Sinopsis
Tirane, Shqiperi, sot. Në një shkollë periferike jashtë kryeqytetit, një vajzë e re, EMA, është e pakënaqur pasi ka marrë një notë të ulët në provimin e matematikës. Kur nëna e Emës, Soni vjen të marrë vajzën e saj, bëhet e qartë se mësuesi e ka ulur me qëllim këtë notë në mënyrë që ajo të paguajë për mësimet private të vajzës. Soni, vjehrra e saj tradicionale, Leta dhe Ema nisen në një vizitë ngushëllimi tek një i afërm. Sapo dalin jashtë, Letës i bie të fikët nga problemet e zemrës. Soni dhe Ema nxitojnë për në spital. Për të takuar një mjek, një Soni e dëshpëruar duhet t’i japë ryshfet recepsionistit për tu futur përpara pacientëve të tjerë. Mjeku insiston që Leta të qëndrojë brenda natës për analiza të mëtejshme. Leta është e pakënaqur me shtresat e spitalit dhe ndërresat e natës kështu që Soni shkon në shtëpi për të marrë ndërresa. Në autobusin e qytetit, Sonit i vjedhin portofolin. Kur policia vjen, Soni nis një udhëtim të pamundur rreth kryeqytetit të madh shqiptar për të gjetur vjedhësit që kanë marrë të gjitha paratë e mbetura. Pasi makinës së policisë i mbaron me benzina, Soni përfundon duke ecur në këmbë deri në stacionin e policisë. Në selinë qendrore, një detektiv simpatik kërkon nga Soni të përsërisë ngjarjet e ditës për herë të tretë. Detektivi premton të kontaktojë Sonin nëse ka ndonjë përparim në rastin e saj. E vetme dhe e këputur, Soni ecën rrugëve të kryeqytetit.

REGJISOR

Suela BAKO

PRODHUES

ERAFILM
Bashkëprodhues TAKAMI PRODUCTIONS
Me mbështetjen financiare të QKK (për aplikim)

TRUPA TEKNIKE

Shkruar nga: Suela Bako

NË ROLE

TË DHËNA TEKNIKE

Viti:
Kohëzgjatja
Vendi:
Gjuha:

FESTIVALE DHE ÇMIME

SHITËS NDËRKOMBËTAR

SHPËRNDARËSI SHQIPTAR

ERAFILM






Recent Films