STREHA MES REVE VAZHDON TË SHFAQET NË SHKODËR NË KINEMA MILLENNIUM

Streha Mes Reve vazhdon të shfaqet në Shkodër në Kinema Millennium për shkollat e mesme publike dhe jo publike të qytetit dhe fshatit në kuadër të programit Edukimi përmes Artit dhe Kulturës. Pas shfaqjes së filmit në kinema, krijuesit zhvillojnë takime me nxënësit për të diskutuar me ta mbi temat që trajtohen në film. Qëllimi final i kësaj iniciative të ndërmarrë nga ERAFILM është afrimi i të rinjve me kinemanë shqiptare dhe artin e vlerave.






Recent Films