“Streha mes reve” , filmi i dytë i regjisorit shqiptar Robert Budina, filmi parë i të cilit Agon ishte përzgjedhja e Shqipërisë në Akademinë e filmit për çmimet Oscar për filmin më të mirë në gjuhën e huaj në vitin 2014, do të ketë premierën botërore në Garën Zyrtare në Black Nights Film Festival në Talin .
Në filmi luan aktori shqiptar Arben Bajraktaraj (Taken, Harry Potter dhe Shenjtorët e Vdekur: Pjesa 1) në rolin e Besnikut, një bari që vuan nga një çrregullim mendor i cili po kujdeset për të atin, ish komunist, në një fshat në malor në Veri të Shqipërisë. Këtu, fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore – Besnik është një musliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin orthodhoks në Greqi.