Pas pjesemarrjes së suksesshme në Festivalin e Tallinit Black Nights Film Festival STREHA MES REVE do të shfaqet nga 13 Dhjetori në Kinematë Millennium, Imperial (ish Kinema Agimi dhe rrjetin e Kinemave Cineplexx.
Ja si e vlerësoi kritika botërore filmin Streha Mes Reve:
Rotten Tomatoes
Si zjarr që digjet ngadalë, por që vizualisht të bën ta mbash frymën, ky film evokon përplasjen mes modernes dhe traditës, mes kulturave që nuk e kanë aspak të lehtë të bashkëjetojnë.
Screen Daily
Një film i mahnitshëm ku një mesazh i fuqishëm, shkon për njerzit që “e duan Zotin, por nuk arrijnë të duan njëri-tjetrin”.
Film Is A Fine Affair
Të xhiruar në mënyrë të shkëlqyer nga Marius Panduru, malet janë përdorur nga Robert Budina si një mbulesë e ngrohtë për shpirtin e torturuar të Besnikut.
DMovies
Dy fe, një tempull! Drama e vendosur në Shqipërinë thellë rurale dhe tradicionale trajton një ngjarje shumë të pazakontë: unitetin mes myslimanëve dhe katolikëve të cilët ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët. Streha Mes Reve është një dramë delikate dhe fisnike mbi arritjen e lirive personale dhe atyre fetare.