ERAFILM është një shtëpi filmike e vendosur në Tiranë, Shqipëri, e krijuar në vitin 2001 nga Sabina Kodra dhe Robert Budina.
Qëllimi kryesor i themelimit të ERAFILM ishte prodhimi i filmave të pavarur artistikë, me risi stilistikore, dhe zbulimi i talenteve të reja në kinemanë shqiptare.
Prodhimi i filmave të veçantë me cilësi të lartë dhe rijësi në stil, që guxojnë të provokojnë dhe arrijnë të komunikojnë me një publik universal.
Fuqizimi dhe promovimi i një brezi të ri kineastësh të rinj me balancë gjinore, të cilët përmes vizioneve të reja dhe të veçanta në veprat e tyre kinematografike, frymëzojnë publikun.
Të prodhosh filma është një privilegj, për të cilin ia vlen të luftosh përditë.
VITE
FILMA
ÇMIME
Me përvojën e saj të madhe dhe ekspertizën e gjerë dhe të thelluar, ERA FILM zotëron të gjitha mjetet për të ofruar mbështetje dhe shërbime cilësore në industrinë e filmit dhe audiovizualit në Shqipëri.
Streha Mes Reve është qëndrim i fortë dhe pikant mbi njerzit që “duan zotin, por nuk mund të duan dot njeri tjetrin”
I ngadalshëm, por vizualisht tërheqës, ky film trajton në mënyrë efikase përplasjen mes traditës dhe modernes dhe mes kulturave të cilat bashkëjetojnë mes tyre në mënyrë të paqëndrueshme.
Filmi i Robert Budinës, është një përrallë emcionuese rreth besimit, familjes dhe sakrifices e xhiruar me mjeshtëri.
Kinemaja është art kolektiv, për ne puna në ekip dhe respekti për njeri tjetrin janë thelbësore.
Nuk mund të ketë film të mirë pa cilësi maksimale, në të gjitha fazat e realizimit të një projekti filmik.
Repartet në realizimin e një filmi janë si ingranazhet e një ore. Profesionalizmi është saktësia me të cilin ato koordinohen në kohën e duhur me njeri tjetrin.