Erafilm Albania

RRETH NESH

Rreth Nesh

ERAFILM ERAFILM është një shtëpi filmike

ERAFILM  është një shtëpi filmike me seli në Tiranë, Shqipëri, e krijuar në vitin 2001 nga Sabina Kodra dhe Robert Budina.

Qëllimi kryesor i themelimit të ERAFILM ishte prodhimi i filmave të pavarur art, me rijësi në stil, dhe zbulimi i talenteve të reja në kinemanë shqiptare.

Që në bashkëprodhimin e parë me Italinë filmi ”Letra ere” i regjisorit Edmond Budina fitoi çmimin e cilësisë për vitin 2003 si një nga filmat më të mirë të atij viti në Itali.

Filmat e shkurtër, të gjatë dhe dokumentarët e prodhuar dhe bashkëprodhuar në vitet që pasuan nga ERAFILM, ”Luleborë”, ”Ballkan Pazar”, ”Agon”, ”Bota”, ”Made in Albania”, ”Mëngë këmishe” prekën në festivale të shumtë anembanë botës si, Karlvy Vary, Pula, Ryekjavik, Shanghai, Saint Peterburg, Palm Springs, Chicago etj, duke fituar më shumë se 30 çmime të ndryshme ndërkombëtare. Për vitet respektive 2014, 2015 filmat ”Agon” me regji të Robert Budinës dhe ”Bota” me regji të Iris Elezi & Thomas Logoreci u përzgjodhën si kandidatët shqiptarë në garën për çmimet Oscars. Për të mbërritur tek bashkëprodhimi i viti 2015 i filmit ”Burrnesha” me regji të Laura Bispuri i cili u përzgjodh në garën zyrtare të Berlinales së atij viti. Ky film arriti të fitonte më shumë se 20 çmime të ndryshme ndërkombëtare në festivale të rëndësishëm si Tribeca, Hong Kong, Sant Francisco, Afi Fest në Los Angeles etj.

Së fundmi ERAFILM, pati premierën e fimit të mesëm ”Procedurat” me regji të Suela Bako dhe Ergys Meta, film i cili në vetvete përbëhet nga dy metrazhë të shkurtër, ”Emri im eshte Sonila” nga Suela Bako dhe ”Me duar në xhepa” nga Ergys Meta të cilët respektivisht kanë siguruar distributorë ndërkombëtarë në Francë dhe Itali dhe presin premierat botërore ne festivale të kategorisë A për filmin e shkurtër. Gjithashtu ERAFILM do të ketë premierën e filmit të saj të rradhës, i gjatë ”Streha mes reve” me regji të Robert Budina në garën zyrtare të festivalit të kategorisë A në Tallin, Estoni 2018.

Fokusi për filmat e ardhshëm është përqëndruar në zhvillimin dhe prodhimin e dy veprave të para të dy regjisorëve të rinj ” Një Prej Nesh” të Ergys Meta dhe ”Ne te treja ” të Suela Bako. Dy projekte premtuese që ofrojnë dy këndvështrime të veçanta dhe që projektojnë brezin e ardhshëm të kineastëve shqiptarë.

Sabina Kodra

PRODUCENTE

Biografia

Sabina Kodra u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1999 në degën regji teatri. Në vitin 2001, ajo krijoi kompaninë shqiptare të filmit ERAFILM dhe bashkë-prodhoi filmin e saj të parë Letra ere, me regji të Edmond Budinë. Së bashku me regjisorin Robert Budina, më pas prodhoi një sërë filma të shkurtër, dokumentarë dhe para se të realizonte komedinë, Ballkan Pazar (2011). Kodra gjithashtu ka mbuluar role të ndryshme si producente ekzekutive, asistent regjisor në bashkëpunime të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë EDUART (2006), filmin e mirënjohur grek Lindje Perëndim Lindje (2009) të Gjergj Xhuvanit dhe HONEYMOONS (2010) me regji të Goran Paskalieviç. Ajo gjithashtu ka prodhuar filmin, AGON (2012) nga Robert Budina (Zgjedhja e Shqipërisë për Filmin më të Mirë të Gjuhëve të Huaja të Akademisë Amerikane, Oscars 2013). Ajo gjithashtu ka prodhuar BOTA nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci (Përfaqsimi i Shqipërisë në garën për Oscar për vitin 2015), bashkë-prodhuar SWORN VIRGIN nga Laura Bispuri (Berlinale Gara Zyertare 2015). Kodra përfundoi kohët e fundit filmin me metrazh të gjatë Streha Mes Reve me regji të Robert Budinës, i cili tashmë është pranuar në garën kryesore të Talinit të 2018 IFF. Në vitin 2018, Sabina Kodra prodhoi dy filma të shkurtër, Emri im është Sonila dhe Me Duar Në Xhepa me dy skenaristë / regjisorë premtues shqiptarë, Suela Bako dhe Ergys Meta. Me Ergys Meta, Sabina po zhvillon aktualisht filmin e tij të parë, Nji Prej Nesh, që do të xhirohet në 2019. Me Suela Bako, Sabina Kodra po zhvillon edhe filmin e saj të parë që do të xhirohet në vitin 2020.
Në vitin 2018, Kodra themeloi shoqatën “Gruaja Shqiptare në Audiovizual” (AWA) me qëllim të fuqizimit të potencialit të grave, të inkurajojë praninë e tyre dhe fuqizimin e zërit të tyre në mjedisin audiovizual shqiptar.

Robert Budina

REGJISOR

Biografia

Robert Budina punon si regjisor dhe producent i pavarur. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri, ka shkruar dhe ka vënë në skenë disa pjesë teatrale. Së bashku me Sabina Kodrën, ai themeloi shtëpine filmike ERAFILM në vitin 2001. ”Streha Mes Reve” është filmi i tij i dytë i gjatë i cili është përzgjedhur në festivalin e kategorisë A të Tallin në Estoni. Filmi i shkurtër Luleborë (2005), u shpall filmi më i mirë në festivalin e Algarve në Portugali, ndërsa në festivalin e Tanger në Marok fitoi çmimin e aktorit më të mirë. Filmi i tij i parë i gjatë ”Agon” (2012) (përzgjedhja e Shqipërisë në garën për Oscar 2014), u shfaq në më shumë se 20 festivale në mbarë botën duke fituar shumë çmime ndërkombëtare si filmi dhe aktori më i mirë në festivalin e Arizonës dhe skenari më i mirë në festivalin e Parisit. Kodra themeloi shoqatën “Gruaja Shqiptare në Audiovizual” (AWA) me qëllim të fuqizimit të potencialit të grave, të inkurajojë praninë e tyre dhe fuqizimin e zërit të tyre në mjedisin audiovizual shqiptar.

Vleresime

Cmime & Festivale