ERAFILM ERAFILM është një shtëpi filmike me seli në Tiranë, Shqipëri, e krijuar në vitin 2001 nga Sabina Kodra dhe Robert Budina.

Qëllimi kryesor i themelimit të ERAFILM ishte prodhimi i filmave të pavarur art, me rijësi në stil, dhe zbulimi i talenteve të reja në kinemanë shqiptare.

Që në bashkëprodhimin e parë me Italinë filmi ”Letra ere” i regjisorit Edmond Budina fitoi çmimin e cilësisë për vitin 2003 si një nga filmat më të mirë të atij viti në Itali.

Filmat e shkurtër, të gjatë dhe dokumentarët e prodhuar dhe bashkëprodhuar në vitet që pasuan nga ERAFILM, ”Luleborë”, ”Ballkan Pazar”, ”Agon”, ”Bota”, ”Made in Albania”, ”Mëngë këmishe” prekën në festivale të shumtë anembanë botës si, Karlvy Vary, Pula, Ryekjavik, Shanghai, Saint Peterburg, Palm Springs, Chicago etj, duke fituar më shumë se 30 çmime të ndryshme ndërkombëtare. Për vitet respektive 2014, 2015 filmat ”Agon” me regji të Robert Budinës dhe ”Bota” me regji të Iris Elezi & Thomas Logoreci u përzgjodhën si kandidatët shqiptarë në garën për çmimet Oscars. Për të mbërritur tek bashkëprodhimi i viti 2015 i filmit ”Burrnesha” me regji të Laura Bispuri i cili u përzgjodh në garën zyrtare të Berlinales së atij viti. Ky film arriti të fitonte më shumë se 20 çmime të ndryshme ndërkombëtare në festivale të rëndësishëm si Tribeca, Hong Kong, Sant Francisco, Afi Fest në Los Angeles etj.

Së fundmi ERAFILM, pati premierën e fimit të mesëm ”Procedurat” me regji të Suela Bako dhe Ergys Meta, film i cili në vetvete përbëhet nga dy metrazhë të shkurtër, ”Emri im eshte Sonila” nga Suela Bako dhe ”Me duar në xhepa” nga Ergys Meta të cilët respektivisht kanë siguruar distributorë ndërkombëtarë në Francë dhe Itali dhe presin premierat botërore ne festivale të kategorisë A për filmin e shkurtër. Gjithashtu ERAFILM do të ketë premierën e filmit të saj të rradhës, i gjatë ”Streha mes reve” me regji të Robert Budina në garën zyrtare të festivalit të kategorisë A në Tallin, Estoni 2018.

Fokusi për filmat e ardhshëm është përqëndruar në zhvillimin dhe prodhimin e dy veprave të para të dy regjisorëve të rinj ” Një Prej Nesh” të Ergys Meta dhe ”Ne te treja ” të Suela Bako. Dy projekte premtuese që ofrojnë dy këndvështrime të veçanta dhe që projektojnë brezin e ardhshëm të kineastëve shqiptarë.

Sabina Kodra biografi
Sabina Kodra u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1999 në degën regji teatri. Në vitin 2001, ajo krijoi kompaninë shqiptare të filmit ERAFILM dhe bashkë-prodhoi filmin e saj të parë Letra ere, me regji të Edmond Budinë. Së bashku me regjisorin Robert Budina, më pas prodhoi një sërë filma të shkurtër, dokumentarë dhe para se të realizonte komedinë, Ballkan Pazar (2011). Kodra gjithashtu ka mbuluar role të ndryshme si producente ekzekutive, asistent regjisor në bashkëpunime të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë EDUART (2006), filmin e mirënjohur grek Lindje Perëndim Lindje (2009) të Gjergj Xhuvanit dhe HONEYMOONS (2010) me regji të Goran Paskalieviç. Ajo gjithashtu ka prodhuar filmin, AGON (2012) nga Robert Budina (Zgjedhja e Shqipërisë për Filmin më të Mirë të Gjuhëve të Huaja të Akademisë Amerikane, Oscars 2013). Ajo gjithashtu ka prodhuar BOTA nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci (Përfaqsimi i Shqipërisë në garën për Oscar për vitin 2015), bashkë-prodhuar SWORN VIRGIN nga Laura Bispuri (Berlinale Gara Zyertare 2015). Kodra përfundoi kohët e fundit filmin me metrazh të gjatë Streha Mes Reve me regji të Robert Budinës, i cili tashmë është pranuar në garën kryesore të Talinit të 2018 IFF. Në vitin 2018, Sabina Kodra prodhoi dy filma të shkurtër, Emri im është Sonila dhe Me Duar Në Xhepa me dy skenaristë / regjisorë premtues shqiptarë, Suela Bako dhe Ergys Meta. Me Ergys Meta, Sabina po zhvillon aktualisht filmin e tij të parë, Nji Prej Nesh, që do të xhirohet në 2019. Me Suela Bako, Sabina Kodra po zhvillon edhe filmin e saj të parë që do të xhirohet në vitin 2020.
Në vitin 2018, Kodra themeloi shoqatën “Gruaja Shqiptare në Audiovizual” (AWA) me qëllim të fuqizimit të potencialit të grave, të inkurajojë praninë e tyre dhe fuqizimin e zërit të tyre në mjedisin audiovizual shqiptar.
Prodhim filmi

  • 2023 Prodhuese, Të Bërë Prej Pluhuri, nga Arjola Daja
  • 2022 Prodhuese, Pikë Uji, nga by Robert Budina
  • 2021 Prodhuese, Katrori i Pushtetit, nga by Robert Budina
  • 2020 Prodhuese e filmit “Ne te treja”
  • 2019 Prodhuese e filmit “Nji prej nesh”
  • 2018 Prodhuese e filmit “Streha mes reve”
  • 2018 Prodhuese e filmit “Me duar në xhepa”
  • 2018 Prodhuese e filmit “Emri im është Sonila”
  • 2015 Prodhuese e filmit “Mëngë këmishe”
  • 2014 Bashkë prodhuese e filmit “Burrnesha” nga Laura BISPURI
  • 2014 Prodhuese e filmit “Bota” nga Iris ELEZI & Thomas LOGORECI
  • 2012 Prodhuese e filmit “Agon” nga Robert BUDINA
  • 2012 Bashkë prodhuese e dokumentarit “Made in Albania” nga Stefania CASINI
  • 2011 Prodhuese e filmit “Ballkan Bazar nga Edmond BUDINA
  • 2008 Prodhuese e filmit “Spiderman 5” nga Robert BUDINA
  • 2005 Prodhuese e filmit “Lulebore” nga Robert BUDINA
  • 2003 Bashkë prodhuese e filmit “Letra ere” nga Edmond BUDINA
  • sabina@erafilm-albania.com, sabinakodra@gmail.com
    Rr. M.Shyri, P.1, Sh.9, Ap.156, Tirana, Albania
    00355 692055550

    Robert Budina biografi
    Robert Budina punon si regjisor dhe producent i pavarur. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri, ka shkruar dhe ka vënë në skenë disa pjesë teatrale. Së bashku me Sabina Kodrën, ai themeloi shtëpine filmike ERAFILM në vitin 2001. ”Streha Mes Reve” është filmi i tij i dytë i gjatë i cili është përzgjedhur në festivalin e kategorisë A të Tallin në Estoni. Filmi i shkurtër Luleborë (2005), u shpall filmi më i mirë në festivalin e Algarve në Portugali, ndërsa në festivalin e Tanger në Marok fitoi çmimin e aktorit më të mirë. Filmi i tij i parë i gjatë ”Agon” (2012) (përzgjedhja e Shqipërisë në garën për Oscar 2014), u shfaq në më shumë se 20 festivale në mbarë botën duke fituar shumë çmime ndërkombëtare si filmi dhe aktori më i mirë në festivalin e Arizonës dhe skenari më i mirë në festivalin e Parisit.
    Prodhim filmi

  • 2020 Prodhues ekzekutiv i filmit “Ne të Treja” ,nga Suela Bako
  • 2019 Prodhues ekzekutiv i filmit “Nji prej nesh”, nga Ergys Meta
  • 2018 Prodhues ekzekutiv i filmit “Me duar në xhepa”
  • 2018 Prodhues i filmit “Me duar në xhepa”
  • 2018 Prodhues ekzekutiv i filmit “Emri im është Sonila”
  • 2015 Prodhues ekzekutiv i filmit “Mëngë këmishe”
  • 2014 Bashkë prodhues i filmit “Burrnesha” nga Laura BISPURI.
  • 2014 Prodhues i filmit të shkurtër “Udhëtimi” nga Jack DUSI.
  • 2014 Bashkë prodhues i filmit “Bota” nga Iris EELEZI, Thomas LOGORECI
  • 2013 Prodhues ekzekutiv i serialit “Millennium” ga Besnik BISHA, prodhuar nga Albanian National Television
  • 2011 Prodhues i filmit “Balkan Pazaar” me regji të Edmond BUDINA
  • 2011 Supervizor prodhimi i filmit “Falja e gjakut” nga Joshua MASRTON
  • 2009 Prodhues ekzekutiv i dokumentarit “Shqipëria” me regji të Khaled BARSAWOUI
  • 2008 Prodhues ekzekutiv i dokumentarit amerikan “Forca e varfërisë” me regji të Jim TAYLOR
  • 2008 Prodhues ekzekutiv i dokumentarit “Shqipëria” me regji të Loredana BIANCONI
  • Teatër

  • 2012 Skenarist i “Vëllai i madh”
  • 2011 Skenarist i “Muza”
  • 2009 Regjisor i komedisë “Drejt lirisë” nga Erand SOJLI
  • 2008 Regjisor dhe skenarist i komedisë të zezë “Krimineli”.
  • 2004 Regjisor dhe përkthyes i “Pelican” nga August STRINDBERG
  • 2003 Regjisor dhe skenarist i komedisë “Në emër të popullit”
  • 2002 Asisten regjisor i “Pentecost” nga David EDGAR
  • 2000 Prodhues i “Vallja e vdekjes” nga August STRINDBERG
  • 1999 Regjisor i “Kalorësit” nga ARISTOPHANES
  • 1998 Roli i Caliban në “Shtërngata” nga William SHAKSPEARE
  • 1994 Regjisor i “Anonimi i Venedikut” nga Giuseppe BERTO
  • 1994 Diplomuar në akademinë e arteve në Tirana, Albania
  • Filmografia

  • 2022 Skenarist & Regjisor, Pikë Uji
  • 2021 Skenarist & Regjisor, Katrori I Pushtetit
  • 2018 Skenarist dhe regjisor i “Streha mes reve”
  • 2014 Skenarist dhe regjisor i “E penguara” bazuar në romanin e Ismail Kadares.
  • 2012 Skenarist dhe regjisor i filmit “Agon”
  • 2012 Vetvetja tek dokumentari “Anija e ëmbël” nga Daniele VICARI
  • 2011 Prodhues i filmit “Ballkan Bazar nga Edmond BUDINA
  • 2011 Aktor në filmin “Amnistia” nga Bujar Alimani
  • 2009 Skenarist dhe regjisor i filmit të shkurtër “Spiderman 5”
  • 2005 Skenarist dhe regjisor i filmit të shkurtër “Luleborë”
  • 2003 Bashkë prodhues i filmit “Letra ere” nga Edmond BUDINA