ERAFILM Albania

Kryeministri Albin Kurti vlerëson filmin “Pikë Uji / Waterdrop”: “Një dramë e thellë sociale që zgjeron ndjeshmërinë publike”

Pikë Uji, Waterdrop, film shqiptar, Oscar 2025, Gresa Pallaska, Festivali i Aleksandrisë, Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja, Erafilm, kinemaja shqiptare, filma shqiptarë

Kryeministri Albin Kurti vlerëson filmin “Pikë Uji / Waterdrop”: “Një dramë e thellë sociale që zgjeron ndjeshmërinë publike”

Kryeministri Albin Kurti vlerëson filmin “Pikë Uji / Waterdrop”: “Një dramë e thellë sociale që zgjeron ndjeshmërinë publike”

Filmi “Pikë Uji / Waterdrop”, me regji të Robert Budinës dhe skenar nga vetë regjisori në bashkëpunim me Doruntina Bashën e Ajola Dajën, ka marrë një vlerësim të veçantë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ndau përshtypjet e tij mbi veprën, duke e cilësuar si një dramë të errët sociale që pasqyron realitetin me një ndjeshmëri të rrallë.

Në fjalët e tij, Kurti theksoi se filmi ndërton një tabllo të thellë emocionale përmes rrëfimit të krimit dhe dëshpërimit, duke vënë në pah ndikimin e sundimit politik e klasor mbi jetën e qytetarëve. “’Pikë Uji’ është film mbi atë që kot e dimë, përserisa akoma duhet ta kuptojmë,” shkroi ai, duke shtuar se dalja e filmit në ekranin e madh zgjeron ndjeshmërinë publike dhe e kthen artin në një mjet reflektimi shoqëror.

Producenteja e filmit, Sabina Kodra theksoi se Kosova ka qenë gjithmonë strehë e mbështetjes artistike dhe njerëzore, duke falënderuar bashkëpunëtorët kosovarë si Doruntina Basha, Gresa Pallaska, Astrit Kabashi, Luan Kryeziu, Blerta Zeqiri dhe QKK për kontributin e tyre të çmuar. “Një vend ku kryeministri e do artin dhe artistët është vendi ku dua të jetoj. Kjo është Kosova jonë – një vend që i jep vlerë kulturës dhe krijimtarisë,” përfundoi ajo.