Filmi i njohur “Pikë Uji”, me regji të Robert Budinës, vazhdon turneun e tij ndërkombëtar, këtë herë duke u ndalur në Maqedoninë e Veriut.
Filmi është përzgjedhur në Garen Ballkanike të Festivalit TIFF Oda në Tetovë dhe do të shfaqet më 19 shtator, ora 20:00, në Pallatin e Kulturës së qytetit.
Ky festival përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinemasë në rajon, duke sjellë krijime të frymëzuara nga realitetet kulturore dhe shoqërore të Ballkanit.
Pjesëmarrja e “Pikë Uji” në këtë ngjarje prestigjioze është një tjetër dëshmi e suksesit të filmit dhe e ndikimit që ai ka krijuar në hapësirën filmike të rajonit dhe më gjerë.
Ekipi i filmit është i lumtur që “Pikë Uji” po udhëton në zemrën e Ballkanit, aty ku rrëfimet autentike gjejnë gjithmonë jehonë të veçantë.
Faleminderit festivalit TIFF Oda për mikpritjen dhe audiencës së Tetovës për dashurinë ndaj kinemasë!