Filmi “Pikë Uji” i regjisorit Robert Budina vijon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare!
Pas një udhëtimi fantastik në më shumë se 20 festivale ndërkombëtare dhe mbulimit nga mediat më prestigjioze të botës, ai ka fituar çmime të rëndësishme në Festivalin TIFF ODA në Tetovë.
Në këtë festival prestigjioz, dy nga aktorët kryesorë të filmit u nderuan me çmime të merituara:
Gresa Pallaska – Aktorja më e mirë
Adem Karaga – Aktori më i mirë
Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm që vërteton cilësinë e lartë të produksionit dhe talentin e jashtëzakonshëm të aktorëve shqiptarë.
“Pikë Uji” vazhdon të fitojë zemrat e jurive dhe audiencave kudo ku shfaqet, duke e bërë kinemanë shqiptare të ndjehet krenare dhe prezente në arenën ndërkombëtare.
Faleminderit Festivalit TIFF ODA për njohjen dhe mbështetjen!
Kinemaja shqiptare po shkëlqen me dritën e saj më të fortë!