Robert Budina

Biografia
Robert Budina punon si regjisor dhe producent i pavarur. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri, ka shkruar dhe ka vënë në skenë disa pjesë teatrale. Së bashku me Sabina Kodrën, ai themeloi shtëpine filmike ERAFILM në vitin 2001. ”Streha Mes Reve” është filmi i tij i dytë i gjatë i cili është përzgjedhur në festivalin e kategorisë A të Tallin në Estoni. Filmi i shkurtër Luleborë (2005), u shpall filmi më i mirë në festivalin e Algarve në Portugali, ndërsa në festivalin e Tanger në Marok fitoi çmimin e aktorit më të mirë. Filmi i tij i parë i gjatë ”Agon” (2012) (përzgjedhja e Shqipërisë në garën për Oscar 2014), u shfaq në më shumë se 20 festivale në mbarë botën duke fituar shumë çmime ndërkombëtare si filmi dhe aktori më i mirë në festivalin e Arizonës dhe skenari më i mirë në festivalin e Parisit.

PRODHIMET