ERAFILM Albania

“The New York Times” përmend filmin “Pikë Uji” nga Robert Budina ndër 5 filmat që duhet parë!

Pikë Uji, Waterdrop, film shqiptar, Oscar 2025, Gresa Pallaska, Festivali i Aleksandrisë, Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja, Erafilm, kinemaja shqiptare, filma shqiptarë

“The New York Times” përmend filmin “Pikë Uji” nga Robert Budina ndër 5 filmat që duhet parë!

Një nder i madh për kinemanë shqiptare dhe regjisorin Robert Budina!

“The New York Times” ka përfshirë filmin “Pikë Uji” (Waterdrop) ndër 5 filmat që duhet parë në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.

 

Kritikja Devika Girish shkruan:

“Robert Budina rrethon personazhet me një atmosferë sinistere të nuancave blu dhe gri, me perspektiva të deformuara, duke nxjerrë në pah prishjen e thellë që fshihet poshtë sipërfaqes së jetëve të pasurve dhe të fuqishmëve.”

 

Filmi është tani në dispozicion për shikim ekskluziv në platformën Film Movement Plus. Një mundësi unike për të përjetuar këtë vepër të veçantë kinematografike nga komoditeti i shtëpisë.

 

Shiko trailerin dhe shfrytëzo mundësinë të njohësh këtë film të jashtëzakonshëm, që po fiton vlerësime dhe audiencë në mbarë botën.