Erafilm Albania

RRETH NESH

Rreth Nesh

ERAFILM është një shtëpi filmike

ERAFILM është një shtëpi filmike e vendosur në Tiranë, Shqipëri, e krijuar në vitin 2001 nga Sabina Kodra dhe Robert Budina.

Qëllimi kryesor i themelimit të ERAFILM ishte prodhimi i filmave të pavarur artistikë, me risi stilistikore, dhe zbulimi i talenteve të reja në kinemanë shqiptare.

Që në bashkëprodhimin e parë me Italinë filmi “Letra ere” i regjisorit Edmond Budina fitoi çmimin e cilësisë për vitin 2003, si një nga filmat më të mirë të atij viti në Itali.

Filmat e metrazhit të shkurtër, e metrazhit të gjatë dhe dokumentarët e prodhuar dhe bashkëprodhuar në vitet që pasuan nga ERAFILM, ”Luleborë”, ”Ballkan Pazar”, ”Agon”, ”Bota”, ”Made in Albania”, ”Mëngë këmishe” u përzgjodhën në festivale të shumtë anembanë botës si, Karlovy Vary, Pula, Reykjavik, Shanghai, Saint Peterburg, Palm Springs, Chicago etj, duke fituar më shumë se 30 çmime të ndryshme ndërkombëtare.

Në vitet respektive 2014, 2015 filmat ”Agon” me regji të Robert Budinës dhe ”Bota” me regji të Iris Elezi & Thomas Logoreci u përzgjodhën si kandidatët shqiptarë në garën për çmimet Oscars.

Për të mbërritur tek bashkëprodhimi i viti 2015 i filmit ”Burrnesha” me regji të Laura Bispuri, i cili u përzgjodh në garën zyrtare të Berlinales së atij viti.

Ky film arriti të fitonte më shumë se 20 çmime të ndryshme ndërkombëtare në festivale të rëndësishëm si Tribeca, Hong Kong, Sant Francisco, Afi Fest në Los Angeles, etj..

Filmi i dytë artistik i Robert Budinës, “Streha mes reve” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights në Estoni, në Garën Zyrtare në Nëntor 2018.

Filmi mori pjesë në më shumë se 20 festivale të tjera në mbarë botën dhe mori çmime si, Çmimi Global Visual në Cinequest Film & Creativity Film Festival në San Jose, SHBA; Filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit La Valletta, Maltë; Filmi më i Mirë, Aktori më i Mirë, Aktorja më e Mirë në PriFilmFest, Kosovë, Muzika më e mirë dhe Miksi i tingullit në Festivalin e Filmit Mesdhetar Valencia, Spanjë.

Filmi u shfaq në kinematë në Shqipëri me rreth 5.000 bileta të shitura, Gjermani me rreth 20.000, në Austri, Kinë dhe u transmetua në Digitalb, Shqipëri, TV Kombëtar Shqiptar RTSH dhe HBO.
Seriali “KATRORI I PUSHTETIT”, me skenar dhe regji nga Robert Budina në vitin 2021, u transmetua në televizionin më të madh kombëtar shqiptar KLAN, me një audiencë mesatare prej 35%.

Aktualisht, ERAFILM është në fazën e postproduksionit të filmit të tretë artistik të Robert Budinës, “WATERDROP” dhe në fazën e financimit të filmit bashkëprodhues “FIRES” të regjisorit malazez Nikola Ljuca.
ERAFILM po zhvillon edhe tre filma artistikë me shkrimtarë dhe regjisorë premtues, si: “Bërë prej pluhuri” nga Ajola Daja, “Ne të tre” nga Suela Bako dhe “Mirëseerdhe në shtëpi” nga Odeta Çunaj. Këta kineaste përfaqësojnë valën e ardhshme të talenteve krijuese të filmit në Shqipëri dhe i kanë konceptuar projektet e tyre me këndvështrime vizualisht specifike dhe shumë karakteristike.

ERAFILM i jep përparësi zvogëlimit të pabarazisë në punën e tyre përmes filmografisë që fokusohet në përmbajtje dhe prodhim me cilësi të lartë, në zhvillimin e artistëve si liderë dhe duke lidhur tregimtarët me komunitetin duke përforcuar mesazhin e tyre dhe duke zgjeruar ndikimin e tyre.

Prodhimet e mëparshme kanë demonstruar një përkushtim ndaj ekuilibrit gjinor duke përfshirë gratë dhe vajzat si 50% të ekipit artistik dhe teknik, duke kontribuar në rritjen e përfaqësimit të grave në industrinë audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe më gjerë.

Me një eksperiencë 23 vjeçare në prodhimin dhe zhvillimin e filmit, ERAFILM është aktualisht një nga kompanitë filmike më me përvojë në Shqipëri.

Sabina Kodra

PRODUCENTE

Biografia

Sabina Kodra u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1999 për regjisurë.

Në vitin 2001, krijoi kompaninë filmike ERAFILM dhe bashkë-prodhoi filmin e saj të parë LETRA ERE, me regji të Edmond Budinës. Së bashku me regjisorin Robert Budina, prodhoi një sërë filmash të shkurtër, dokumentarë dhe reklama, para se të realizonte komedinë e metrazhit të gjatë, BALLKAN PAZAR (2011).

Kodra ka mbuluar role të ndryshme si producente ekzekutive, asistent regjisore në bashkëpunime të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë filmin e mirënjohur grek EDUART (2006), LINDJE PERËNDIM LINDJE (2009) të Gjergj Xhuvanit dhe HONEYMOONS (2010) me regji të Goran Paskalieviç. Gjithashtu ka prodhuar filmin, AGON (2012) nga Robert Budina (Zgjedhja e Shqipërisë për Filmin më të Mirë në Gjuhë të Huaj në garën e Oscars 2013). Si dhe ka prodhuar filmin BOTA nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci (Përfaqsimi i Shqipërisë në garën për Oscar për vitin 2015), bashkë-prodhuar SWORN VIRGIN nga Laura Bispuri (Berlinale Gara Zyertare 2015). Kodra përfundoi filmin me metrazh të gjatë STREHA MES REVE me regji të Robert Budinës, i cili u përzgjodh në garën kryesore të Talinit të 2018 IFF. Në vitin 2018, Sabina Kodra prodhoi dy filma të shkurtër, EMRI IM ËSHTË SONILA dhe ME DUAR NË XHEPA me dy skenaristë / regjisorë premtues shqiptarë, Suela Bako dhe Ergys Meta. Filmi me metrazh të shkurtër MY NAME IS SONILA pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Krakov dhe u shfaq nga Canal +. Në vitin 2022 prodhoi mini-serialin – KATRORI I PUSHTETIT nga Robert Budina dhe filmin i parë me metrazh të gjatë të regjisorit Ergys Meta të titulluar NJË NGA NE. Sabina është në faze postproduksioni të filmit të tretë artistik të Robert Budinës WATERDROP.

Filmi i parë me metrazh të gjatë NE TË TREJA i Suela Bakos i mbështetur nga Creative Europe është aktualisht në një fazë të avancuar zhvillimi.
Gjithashtu, ajo është duke punuar me Ajola Dajën në filmin e saj të dytë me metrazh të gjatë MADE OF DUST (mbështetur nga Creative Europe). Sabina ishte pjesë e jurisë në European Work in Progress 2019 në Këln, Gjermani, nga viti 2015 ajo është një producente ACE.
Në vitin 2018, Kodra themeloi shoqatën Gratë Shqiptare në Audiovizual (AWA) me qëllim forcimin e potencialit të grave, inkurajimin e pranisë së tyre dhe fuqizimin e zërit të tyre në mjedisin audioviziv shqiptar.

Robert Budina

REGJISOR

Biografia

Robert Budina punon si regjisor dhe producent i pavarur. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri, ka shkruar dhe ka vënë në skenë disa pjesë teatrale. Së bashku me Sabina Kodrën, ai themeloi shtëpine filmike ERAFILM në vitin 2001. ”Streha Mes Reve” është filmi i tij i dytë i gjatë i cili është përzgjedhur në festivalin e kategorisë A të Tallin në Estoni. Filmi i shkurtër Luleborë (2005), u shpall filmi më i mirë në festivalin e Algarve në Portugali, ndërsa në festivalin e Tanger në Marok fitoi çmimin e aktorit më të mirë. Filmi i tij i parë i gjatë ”Agon” (2012) (përzgjedhja e Shqipërisë në garën për Oscar 2014), u shfaq në më shumë se 20 festivale në mbarë botën duke fituar shumë çmime ndërkombëtare si filmi dhe aktori më i mirë në festivalin e Arizonës dhe skenari më i mirë në festivalin e Parisit. Kodra themeloi shoqatën “Gruaja Shqiptare në Audiovizual” (AWA) me qëllim të fuqizimit të potencialit të grave, të inkurajojë praninë e tyre dhe fuqizimin e zërit të tyre në mjedisin audiovizual shqiptar.

Vleresime

Cmime & Festivale