Erafilm Albania

ERAFILM PRODUCTION

PREZANTON

Burrnesha

Sinopsis

Hana Doda, një vajzë, braktis fatin e saj të shërbëtores që u imponohet grave në malet e shkreta të Shqipërisë. Ajo strehoet në ligjin e vjetër të Kanunit dhe betohet për virgjërinë e saj të përjetshme duke u bërë kështu një “virgjëreshë betuar”. Ajo kthehet në burrë, merr një pushkë dhe bëhet Mark Doda. Në këmbim të kësaj sakrificë, Hanës i lejohet të jetë në të njëjtin nivel me burrat e tjerë. Beteja e saj do të thotë që ajo duhet të rebelohet jo vetëm kundër fatit që i ka përcaktuar trupin e saj për shekuj me radhë, por gjithashtu duhet të refuzojë, në emër të këtij rebelimi, çdo formë dashurie. Një refuzim që bëhet burgu i saj.
Pas më shumë se dhjetë viteve të kaluara në vetmi në male si burrë, ajo bëhet e zymtë dhe transformohet për t’i mbijetuar vështirësive, të ftohtit, mjerimit, derisa diçka të rikthehet ta zgjojë atë përsëri … Hana vendos të ndryshojë jetën dhe të rifitojë me kujdes trupin e saj. Ajo e di se largimi nga malet është çmimi që duhet të paguajë për të dalë në jetë. Një udhëtim larg vendit të saj të shkretë, një udhëtim për të riparë të kaluarën e saj që të ringjallë kujtimet dhe ndjenjat që ajo i ka varrosur në harresë. Pas një rruge që është një kalim i vazhdueshëm dhe delikat mes dy botëve të ndryshme larg njëra tjetrës, të së kaluarës dhe të së ardhmes. Në një metropol modern të Milanos, ajo përpiqet të lërë rrobat e burrit dhe të mëson të jetë grua. Ajo përjeton ndjenjën e egër të kontaktit fizik me të tjerët dhe gjen njerëz të dashur që jeta i kish larguar prej saj dhe i hap mundësinë e papritur dhe të ndaluar të dashurisë. Marku jo vetëm që rikthehet në Hana, por ajo është gjithashtu në gjendje të bashkojë dy shpirtrat që për vite kanë jetuar brenda trupit të saj dhe ajo rilindet si një e re, e lirë dhe e plotë.

TRUPA TEKNIKE

Shkruar nga:

Francesca Manieri
Laura Bispuri

Drejtor fotografie:

Vladan Radovic

Muzika:

Nadno Di Cosimo

Montazhi:

Carlota Cristiani, Jacopo Cuadri. 

Skenograf:

Ilaria Sadun

Piktor kostumesh:

Grazia Colombini

Miksazhi i zërit:

Emil Klotzch, Michele Mazzucco 

NË ROLE

Alba Rohrwacher
Lars Eidinger
Flonja Kodheli

Prodhuar Nga: Vivo Film
Bashkëprodhuar Nga: Bord Cadre Films, Match Factory Productions, Erafilm
Producent I Asociuar: Colorado Films
PRODHUAR NGA ERAFILM
Producent:  
Bashkëprodhuar nga:
Bashkëproducentë:
Me Mbështetjen Financiare Të: Mibact, Rai Cinema, Qëndra Kinematografike E Kosovës, Rsi Swiss Radiotelevision, Instituti Luce Cinecittá, Bls Business Location Südtirol – Alto Adige, Film-und Medienstiftung Nrw, Regione Lazio – Fondi Rajonal Për Kinemanë Dhe Audiovizualin,
Në Bashkëpunim Me Bankën E Fucino Dhe Aleteia Communication, I Zhvilluar Me Mbështetjen E Media Program Të Bashkimit Europian

REGJISOR

Laura Bispuri

TË DHËNA TEKNIKE

VITI:

2015

KOHËZGJATJA:

90′ ( min )

VENDI:

Itali, Zvicër, Gjermani, Shqipëria në bashkëpunim me Kosovën

GJUHA:

Shqip, Italisht

FESTIVALE DHE ÇMIME

  • February 2015 Berlin International Film Festival
  • First Youth Film Festival,Grand Jury Prize – Feature Film
  • Hong Kong International Film Festival, Golden Firebird Award
  • Netia Off Camera International Festival of Independent Cinema,FIPRESCI Jury Award
  • Ortigia Film Festival,Best Feature Film
  • San Francisco International Film Festival,Golden Gate Award
  • Tribeca Film Festival, Nora Ephron Prize

SHITËS NDËRKOMBËTAR

SHPËRNDARËSI SHQIPTAR

ERAFILM

MË TË FUNDIT