Erafilm Albania

Edmond Budina

Biografia

Edmond Budina ka lindur në Tiranë, Shqipëri, në mars të vitit 1952. Pas përfundimit të Akademisë së Arteve në vitin 1974, filloi të luante si aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai ka interpretuar më shumë se 45 role. Prej 1980 deri 1992 ai ishte lektor në Akademinë Shqiptare të Arteve. Në 1992 Budina emigroi në Itali. Ai vazhdoi punën e tij fillimisht në disa filma dhe role në teatër ndërsa më vonë realizoi filmat: LETRA ERE (2003), BALLKAN BAZAR (2011), TË THYER (2017).