Erafilm Albania

ERAFILM PRODUCTION

Katrori i pushtetit

SInopsis

Blerim Zani një politikan i rëndësishëm ndërron jetë në mënyrë misterioze. Albert Vela koka e krimit të organizuar në Shqipëri lirohet nga burgu. Disa banorë pranë liqenit po nxirren nga shtëpitë e tyre sepse bashkia ka një plan për të ndërtuar aty,Tiranën e 50 viteve të ardhshme. Elva, Gentiana dhe Nina vihen në kërkim për të zbuluar çfarë fshihet pas këtyre ngjarjeve.

Elva zbulon se Blerimi ka ndërruar jetë, si rezultat i një arresti kardiak të shkaktuar nga përdorimi i viagrës. 

Ylli bashkëshorti i Gentianës, pushohet nga puna, pasi ajo publikon në televizionin ku punon, shkeljet e bashkisë për projektin e liqenit.

Pas intervistës që Nina bën me Albert Velën, zbulon se ai është pronari i pjesës më të madhe të tokave të liqenit, ku bashkia kërkon të ndërtojë projektin e saj.

Elvës i bëhet atentat, pasi ajo publikon në televizionin ku punon provat se Blerimi mund të jetë helmuar.

Elva, Gentiana dhe Nina zbulojnë se projekti i bashkisë PARKU I DREJTËSISË, është i njejti projekt që Blerimi dhe Kristaqi donin të realizonin dikur, i cili në atë kohë quhej OAZI I SË ARDHMES.

Kristaqit i bëhet atentat, por policia e shtetit deklaron se ai nuk ka qënë i pranishëm në vendgjarje.

Elva, Gentiana dhe Nina zbulojnë se pas projektit të liqenit PARKU I DREJTËSISË fshihet një korrupsion gjigand ku janë përfshirë, Politika, Krimi dhe Biznesi. Një vendim i vështirë i pret. 

Ditën që Blerimi, një politikan i njohur 50-vjeçar, humb jetën, një nga kokat e krimit të organizuar në vend, Bert Vela, 35 vjeç lirohet nga burgu. Në të njëjtën kohë disa banorë nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre, në një lagje në afërsi të Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me motivin se në atë truall pushteti vendor ka vendosur të ndërtojë një projekt të madh zhvillimi, që do të pasqyrojë vizionin e “kryeqytetit të pesëdhjetë viteve të ardhshme”. Elva, tek të pesëdhjetat, Gentiana, 35 vjeç dhe Nina 25 vjeç tre gazetare të një televizioni informativ, për të gjetur fillin që bën bashkë të gjitha këto ngjarje, do të ekspozohen, secila në formën e vet me pasoja të rrezikshme për shkak të profesionit të tyre. Jetët e tyre kalojnë në përplasje të forta, jo vetëm në karrierë por edhe në familje. Ato çdo ditë duhet të përballen me sfida që burojnë nga mungesa e stabilitetit financiar, por edhe të statusit që i mbron nga përplasjet me interesat e mëdha të Biznesit, Politikës dhe Krimit, që fshihen pas këtyre ngjarjeve.

TRUPA TEKNIKE

Skenari:

Ajola DAJA, Robert BUDINA

Drejtor fotografie:

Sipro NINO

Montazhier:

Adrian GURI

Inxhinier zëri & Miksazh zëri:

Adrian GURI

Skenograf:

Ened KUKA

Piktor kostumesh:

Fjorela MIRDITA

Kompozitor:

Vali KUQI

NË ROLE

Ema ANDREA
Dasara XHANGOLLI
Sara SMAJA
Neritan LIÇAJ
Romir ZALLA
Orli SHUKA
Eni SHEHU
Gentian ZENELAJ
Myzafer ZIFLA
Adriana TOLKA
Xhulia MUSAGALLIU
Arben SPAHIJA
Ilirda BEJLERI
Helena KOLA
Nijada SALIASI
Joel DUDUSHI
Suela BAKO
Marvin TAFAJ
Margent CAUSHI
Erion HINAJ, Urim ALIAJ
Natasha SELA
Eva MURATI
Albano PRODANI

BASHKËPRODHUAR NGA: SHUKA LTD,
BASHKËPRODUCENT: ORLI SHUKA,      
PRODHUAR NGA ERAFILM
Producent:  
Bashkëprodhuar nga:
Bashkëproducentë:
ME MBËSHTETJEN FINANCIARE TË BASHKIMIT EUROPIAN
SPONSORS: OTP BANK, MEKTRIN MOTORS, STELA

REGJISOR

Robert BUDINA

& Mateo CINGU

TË DHËNA TEKNIKE

VITI:

2022

KOHËZGJATJA:

6 h 40 min

VENDI:

SHQIPËRI

GJUHA:

SHQIP

SPONSOR

  • Otp Bank
  • Mektrin Motors

SHITËS NDËRKOMBËTAR

SHPËRNDARËSI SHQIPTAR

ERAFILM

MË TË FUNDIT