Erafilm Albania

Suela Bako

Biography

Suela Bako është regjisore, aktore, shkrimtare dhe drejtore e kastingut. Ajo ka qenë pjesë e shumë produksioneve teatrore dhe filmike. Është aktore rezidente në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Debutimin e pare si regjisore teatri e bëri në vitin 2018. Ka më shumë se 10 vjet përvojë si regjisore televizive në televizionet më të rëndësishme në Shqipëri. U diplomua për regji filmi dhe televizioni në vitin 2014. Që atëherë ka realizuar disa filma të shkurtër dhe dokumentarë si shkrimtare/regjisore dhe veprat e saj janë shfaqur dhe shpërblyer në festivale si Festival i Selanikut, Brukselit dhe Festivali i Filmit në Krakov. Suela është bashkëthemeluese e Z-Studio, Agjencia e parë e Aktorëve Shqiptarë e themeluar në vitin 2021. Punon si asistente lektore në Universitetin e Arteve në Tiranë, dega e regjisë së filmit dhe televizionit.